Workshop I gjuhës angleze
Me 29 janar shkolla austriake së bashku me librarinë Language Bookhause Ltd. nga Tirana, organizoj një workshop të gjuhës angleze me botimet e tyre.
Ftesa e librarisë u mirëprit nga rreth 40 mësues nga e gjithë Shkodra.
Nga diskutimet interesante me temë “Si te motivojmë nxënësit” ose “Përdorimi i videoklipeve ne klasën e anglishtes” nga Prof. Alan Scott i universitetit Okan në Turqi, mësuesit shqiptarë munden të marrin propozime me shumë vlerë për mësimdhënien e anglishtes. Mbi të gjitha pati një prezantim mbresëlënës mbi smart board-in dhe mundësitë e tij teknike në orën e mësimit, po ashtu u paraqitën edhe faqe ndihmëse në internet për një mësim të këndshëm dhe interaktiv të gjuhës angleze.












