16.12.2009

Kurse të Gjermanishtes për personat e familjeve me prejardhje austriake

Më 12 Dhjetor filloi në Shkollën Austriake një kurs i gjuhës gjermane, i cili financohet nga Shoqata Austri-Shqipëri. Të interesuarit rrjedhin nga grupi i familjeve shkodrane, që ndihen të lidhur me Austrinë ose kanë pjesërisht rrënjë (të vjetra) austriake. Manfred Tagini përshëndeti pjesëtarët e kursit të gjermanishtes në emër të Drejtoreshës, e cila u angazhua në mënyrë të veçantë që të mundësonte financimin e këtij kursi. Ai falenderoi edhe mësuesen e gjermanishtes, Roberta Naroçi, që do të mbikqyr kursin. Një falenderim i veçantë vlen për zonjën Elfriede Kulnig (mbajtëse e titullit e nëpunëses së nderit ), e cila si presidente ekzekutive e Shoqatës Austri-Shqipëri bëri të mundur realizimin e këtij kursi.

Bilder

Bild 1 zum Weblog 45 Bild 2 zum Weblog 45 Bild 3 zum Weblog 45 Bild 4 zum Weblog 45

« zur Weblog-Liste