16.12.2009

Vizita e Dr. Erwin Rebhandl (Spitali rajonal i Rohrbach)

Më 9 Dhjetor iu bë një pritje në shkollë Dr. Erwin Rebhandl nga Spitali rajonal i Rohrbach (nga rajoni i Oberösterreich). Nëndrejtoresha Sidita Bazhdari përshëndeti Dr. Rebhandl në emër të shkollës Austriake. Dr. Rebhandl është ndër të tjera president i Shoqatës Austriake për Mjekësi të përgjithshme dhe Mjekësinë në familje dhe në kuadër të një bashkëpunimi ndërmjet spitalit rajonal të Shkodrës dhe Rohrbach ishte këtë vit për herë të dytë në spitalin e Shkodrës. Prandaj i bëri edhe këtë herë një vizitë Shkollës Austriake. Së bashku me Dr. Rebhandl mund të përshëndesnim edhe Erjola Durakun nga Konsullata Austriake e Nderit në Shkodër dhe dy të diplomuar në Teknika mjekësore nga Politekniku i Linz-it: David Seemayer dhe Martin Vorauer. Në kuadër të një praktike disajavore mbikqyrën të dy austriakët anën teknike të aparaturave mjeksore në spitalin e Shkodrës. Dy nxënës të shkollës, Arlinda Butja dhe Agron Bajraktari nga e 2b, organizuan një prezantim me ambientet e shkollës.

Bilder

Bild 1 zum Weblog 44 Bild 2 zum Weblog 44 Bild 3 zum Weblog 44 Bild 4 zum Weblog 44

« zur Weblog-Liste