20.10.2009

Fillimi i Kurseve të Gjermanishtes në Koplik

Me 17. 10. 2009 u hap në mënyrë festive nën praninë e Drejtoreshës së Shkollës Austriake Shkodër, Mag Gerlinde Tagini, kursi i Gjermanishtes në qytetin e Koplikut i organizuar nga Fondacioni Shkollor dhe nga Shkolla Austriake Shkodër.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shkollës 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” ofrohet për nxënësit e klasës së 8 një kurs i Gjuhës Gjermane me tri orë mësimore në javë. Është hera e parë, që nxënësit në rrethin e Koplikut mund të mësojnë Gjuhën Gjermane. Kursi financohet nga Fondacioni Shkollor Austriak, kurse nga ana e Drejtorisë së shkollës9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik u vunë në dispozicion klasat.
Koordinator: Manfred Tagini
Drejtuese e Projektit: Brilanda Fishta

 

Bilder

Bild 1 zum Weblog 37 Bild 2 zum Weblog 37 Bild 3 zum Weblog 37 Bild 4 zum Weblog 37
Bild 5 zum Weblog 37 Bild 6 zum Weblog 37    

« zur Weblog-Liste