PROJEKTI “ DITËT E TAKIMIT” - në teatrin “ Migjeni”
Grupi i vallëzimit i Shkollës Austriake dhe i korit të gjimnazit Hermogor/ Austri entuziasmuan publikun e panumërt të teatrit “ Migjeni” me një eksperiment:
Kërcimtaret dhe kërcimtarët lëvizin sipas muzikës së ndjeshme vokale të performuar nga kori.
Në këtë koncert kori shfaqi larmishmërinë e madhe të reportorit të tij; përveç këngëve tradicionale, këngëve internacionale u performuan edhe dy këngë artistike të kompozitorëve austriak Schubert dhe Haydn. Megjithatë pika kulmore e koncerit u arrit kur drejtuesi i kori, Hans Hubmann, këndon së bashku me korin një këngë shqiptare që ishte studiuar enkas për këtë mbrëmje.













