Dita e Mësuesit 2009
Me datën 7. Mars 2009 u festua dita e mësuesit në Shqipëri
Një ditë, në të cilën nxënësit përgatisin shfaqje për mësuesit e tyre dhe e cila pas mësimit festohet së bashku mes mësuesve.
Nxënës dhe nxënëse të shumtë të shkollës sonë nën drejtimin e Znj.Sidita Bazhdarit dhe Znj.Irma Memçaj përgatitën për ne një program, i cili u prezantua me 6 Mars në Bibliotekën e Shkollës.
Pikat e programit:
- Një përrallë si pjesë teatrale: E prezantuar nga nxënës/e të Klasës 0B.
- Prezantimi i një Fotoromani: Nxënës/e nga Klasa 1C.
- Pjesë Breakdance: Nxënës/e të Klasës 0A.
- Kërcim Vals: Nxënës nga Klasa 0A dhe 0B.
- Këngë: Rosela Lufi, Edmond Dedvukaj (të dy nga Klasa 1A)
- Poezi: Brunilda Begu aus der 1B-Klasse, Ambra Laqja nga Klasa 0B.
- Kërcim Oriental: Edmirë Shqau, Marsida Smajli (të dyja nga Klasa 1A).
- Skeçe dhe Humor: Nxënës/e nga nga Klasa 0A.
Programin e kanë prezantuar dy vajza nga shkolla fillore: Iris Bekteshi dhe Ambra Laqja , të dyja nga Klasa 0B.
Ne i falenderojmë nxënëset dhe nxënësit për shfaqjen e këndshme me të cilën na e gjallëruat Festën e Mësuesit.




















