Rregjistrimi dhe pranimi

Bild
Bild

Proçesi i lejimit, zgjedhjes dhe pranimit të nxënësit do të bëhet nga fondacioni shkollor austriak në marrëveshje me drejtorinë e shkollës dhe do të zbatohet nga drejtoria e shkollës.

Kushtet për rregjistrimin në provimin e pranimit:

  • Dëftesë semestrale positive e klasës së tetë të shkollës tetëvjeçare ose të një forme tjetër shkollore
  • Tarifat e rregjistrimit dhe pagesat shkollore: EUR 110,--
    (Kjo shumë do të kreditohet në rregjistrimin faktik në fillim të vitit shkollor. Nëse një nxënës nuk do të pranohet nga ana e drejtorisë, atëherë kjo shumë do të kthehet menjëherë .Nëse një nxënës dëshiron të tërhiqet përpara fillimit të vitit shkollor, atëherë drejtoria e shkollës duhet të informohet me shkrim deri më datë 31 Gusht. Në rast të kundërt nuk kanë të drejtën e kthimit të kësaj shume.)

Kushtet për pranimin përfundimtar

  • Provim pranimi me shkrim (në muajin Maj);
  • Përfundim i suksesshëm i klasës së tetë të shkollës nëntëvjeçare.

Pranimi përfundimtar dhe regjistrimi në klasën e nëntë/ në vitin parapërgatitor

Pas plotësimit të të ashtuquajturave kushte themelore, paraqitet një radhë e kandidatëve nga drejtoria e shkollës. Ajo orientohet nga dëftesat, nga rezulatet e provimit të pranimit, kritere sociale dhe nga domosdoshmëria shkollore. Më tej do të përpiqet të arrihet mundësisht një numër i barabartë i gjinive për vëndet shkollore.