Rregullorja shkollore, sjellja

Nxënësit duhet të kujdesen për një pjesëmarrje pozitive në jetën shkollore. Sjellja e tyre dhe imazhi i tyre edukues duhet të përshtatet me rregullat e disiplinës dhe moralit.

Nxënësit duhet të marrin masa për shfaqjen në shkollë me veshje të përshtatshme. Ora e fiskulturës duhet të zhvillohet me veshje sportive.

Në veçanti në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës së mësimit, nxënësit duhet të paraqiten në orar në shkollë dhe mësim, me qëllim që mësimi i rregullt të mund të fillojë pa vonesë.

Nxënësve nuk u lejohet të largohen nga oborri i shkollës gjatë ditës së mësimit ( as gjatë mësimit të pasditës dhe gjithashtu as në pushimin e drekës). Lejen për t’u larguar nga shkolla mund ta marrin vetëm nga drejtoria e shkollës.

Nëse një nxënës largohet nga mësimi ai duhet të sjellë arsyen me shkrim të firmosur nga prindi. Për mungesa më të gjata se tre ditë për arsye shëndetësore ai duhet të ketë raportën mjeksore. Për mungesa shumë të gjata, prindi duhet të njoftojë drejtorinë e shkollës.

Duhet të shmanget ndotja e oborrit të shkollës, ambjenteve përreth, ndërtesës, si dhe klasave.

Nxënësit janë përgjegjës për dëmtimet e shkaktuara. Në këto raste prindi duhet të përgjigjet për të gjitha shpenzimet.

Ndalohet konsumi i alkoolit, duhanit, apo drogës në të gjithë ambjentet shkollore.
Telefonat celular duhen të fiken. Ndalohet përdorimi i tyre apo i funksioneve shtesë.
Nxënësit nuk duhet të paraqiten në shkollë me sende me vlerë të veçantë, apo sende të rrezikshme si arme, apo sende të njëjta.

Nxënësit duhet të vërejnë të gjitha pikat e ndryshme shtesë të rregullores së shkollës.

Sjellja e nxënësit do të vlerësohet nga këshilli pedagogjik në dëftesën vjetore.

Sipas dispozitave normative shqiptare:

Nxënësi i shkollës së mesme që bën mbi 30 mungesa pa arsye paralajmërohet për përjashtim dhe lajmërohen prindërit, nëse nxënësi ka mbi 45 mungesa pa arye përjashtohet automatikisht nga shkolla.

Nëse nxënësi mungon 20% të lëndës gjatë një semestri atëhere ai duhet t’i nënshtrohet provimit në këtë lëndë për keto tema që ka munguar.
Nxënësi që ka munguar më tepër se 50% të orëve të zhvilluara gjatë semestrit në një lëndë, pamvarësisht nga notat që ka marrë, vlerësohet me notë jokaluese.

Nëse do të jetë e nevojshme do të bëhen vërejtje nga ana e këshillit pedagogjik, do të vendosen të gjitha masat edukative ose do të kërkohet përjashtimi

Prindërit në këtë rast edhe vetë nxënësit janë të detyruar të njoftojnë drejtorinë e shkollës për çdo ndryshim të të dhënave, adresa, numra telefoni, adresa e-Mail-i.

Nëse sjellja e nxënësit nuk është e rregullt, nëse nxënësi nuk plotëson detyrimet e tij, dhe nëse është e domosdoshme, atëhere do të njoftohet prindi dhe nxënësi do të mund të këshillohet me mësuesin kujdestar, mësuesin e një lënde, apo ndonjë mësues tjetër.

Në rastin e situatave të veçanta drejtoria e shkollës ka të drejtë të anullojë mësimin për sigurinë e nxënësve.

Nëse ndodh një situtatë e tillë në shkollë, drejtoria e shkollës së bashku me organet e sigurimit, merr të gjitha masat për sigurinë e nxënësve. Shkolla nuk ka përgjegjësi për dëmtimet qe ndodhin jashtë ambjenteve shkollore.

Për raste ose situata të veçanta të cilat nuk përfshihen në rregulloren e shkollës, drejtoria e shkollës dhe/ose administrata e shkollës merr vendimin e kërkuar.